Rusia e gatshme për të ndërmjetësuar mes Turqisë dhe Greqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101042-rusia_e_gatshme_për_të_ndërmjetësuar_mes_turqisë_dhe_greqisë
Moska është shprehur e gatshme për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e konfliktit mes Turqisë dhe Greqisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 27, 2020 04:53 Europe/Tirane
  • Rusia e gatshme për të ndërmjetësuar mes Turqisë dhe Greqisë

Moska është shprehur e gatshme për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e konfliktit mes Turqisë dhe Greqisë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, ka deklaruar se Greqia dhe Turqia duhet të zgjidhin çdo problem përmes dialogut, pa marrë parasysh sa e vështirë është situata. Duke folur në një konferencë për media në Athinë, pas takimit me homologun e tij grek, Nikos Dendias, Lavrov tha se "çështjet në lidhje me kufijtë detarë duhet të zgjidhen bazuar në Konventën e OKB-së mbi Ligjin e Detit".  "Çdo problem që lind midis vendeve duhet të zgjidhet përmes dialogut, pa marrë parasysh sa e vështirë është situata, përfshirë ai midis Turqisë dhe Greqisë. Ne do të mbështesim diskutimin e këtyre çështjeve dhe zgjidhjen e tyre përmes dialogut të drejtpërdrejtë", tha Lavrov. Më vonë, Lavrov do të takohet me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në rezidencën Maximos në Athinë.