COVID-19 godet ashpër në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101061-covid_19_godet_ashpër_në_evropë
Një numër vendesh evropiane janë në prag të mbylljes, për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të të sapo infektuarve me coronavirus.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 27, 2020 15:50 Europe/Tirane
  • COVID-19 godet ashpër në Evropë

Një numër vendesh evropiane janë në prag të mbylljes, për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të të sapo infektuarve me coronavirus.

Një gjendje e jashtëzakonshme është në Spanjë dhe Itali, ndërsa orari i ndalimit është futur në Itali dhe Republikën Çeke. Gjermania po përballet gjithashtu me humbjen e kontrollit, e cila edhe sot regjistroi një numër të ri rekord të rasteve të reja, mbi 10.000, brenda 24 orëve. Britania e Madhe regjistroi 22.885 raste të reja të coronavirusit dhe 367 vdekje lidhur me COVID-19 sot, treguan të dhënat e qeverisë sot. Kjo është një ngritje krahasuar me dje kur ishin 20.890 raste të reja pozitive, raporton Reuters. Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në vend është 917.575, ndërsa 45.365 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë. Italia ndërkaq ka regjistruar 21.994 raste të reja të coronavirusit në 24 orët e fundit, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë, e cila është më e larta në një ditë që nga fillimi i epidemisë. Ministria raportoi gjithashtu 221 vdekje të lidhura me COVID-19, nga 141 një ditë më parë, hera e parë që Italia regjistroi më shumë se 200 vdekje në një ditë të vetme që nga mesi i majit. Belgjika aktualisht është vendi më i prekur nga coronavirusi në Evropë me numrin më të lartë të infeksioneve për 100.000 banorë, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Gjatë dy javëve të fundit, Belgjika ka raportuar 1,390.9 infeksione të reja me coronavirus për 100.000 banorë.