Trump: Nëse fiton Biden, Kina do të bëhet pronare e Amerikës
Presidenti amerikan pretendoi se në rast të fitores së rivalit të tij demokrat në zgjedhjet presidenciale, atëherë Kina do të bëhet pronare e Amerikës.
Donald Trump, presidenti i Amerikës, ditën e mërkurë në një mesazh të publikuar në Twitter, ka deklaruar: “Joe Biden, kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale, është një politikan i korruptuar i cili dëshiron vendet e punës të amerikanëve t’i dërgojë në Kinë ndërsa ai të fusë në xhep me miliona dollarë nga Partia Komuniste e Kinës”.
Trump në vazhdim ka paralajmëruar: “Nëse Biden fiton në zgjedhjet presidenciale, Kina do të bëhet pronare e Amerikës”.
Me afrimin e kohës së zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor 2020 në Amerikë, janë shtuar në masë të madhe sulmet me deklarata mes Biden dhe Trump.