CNN: Me mijëra fletëvotime postare janë zhdukur në shtetin e Pensilvanisë
Votuesit amerikanë në një pjesë të Pensilvanisë janë informuar nga ana e autoriteteve të këtij shteti se me mijëra fletëvotime postare që ishin dërguar për votuesit e këtij rajoni të Amerikës, akoma nuk kanë arritur dhe janë zhdukur.
Kanali televiziv CNN ka raportuar se një numër i paditur i fletëvotimeve postare të votuesve të rajonit Butler Country në shtetin e Pensilvanisë janë zhdukur nga ana e autoriteteve të shërbimit postar.
Sipas këtij burimi, Leslie Osche, komisionere i rajonit Butler Country, u ka thënë mediave lokale: “Në fillim është menduar se fletëvotimet postare janë vonuar dhe akoma mendohet se problemi qëndron te vonesa, mirëpo ne sapo kemi kuptuar këtë çështjeje, kemi ndryshuar strategjinë tonë dhe kemi filluar t’i informojmë qytetarët e këtij rajoni”.
Kanali televiziv CNN duke kujtuar se votuesit e rajonit Butler Country deri në ditën e martë nuk kanë shumë kohë, mirëpo komisioneri i zgjedhjeve të këtij rajoni ka kërkuar nga ata që të shkojnë personalisht pranë kutive të votimit ose përsëri të marrin fletëvotimin e vet nëpërmjet postës.
Shërbimi postar i Amerikës gjithashtu pas publikimit të këtij lajmi, ka deklaruar se nuk është i informuar për humbjen e fletëvotimeve të votuesve të rajonit Butler.