Demonstrata në kryeqytetin gjerman kundër deklaratave anti-islamike të Macron
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101146-demonstrata_në_kryeqytetin_gjerman_kundër_deklaratave_anti_islamike_të_macron
Populli gjerman protestoi në kryeqytetin gjerman, Berlin, kundër vërejtjeve anti-islamike të Presidentit francez Emmanuel Macron.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 31, 2020 08:33 Europe/Tirane
  • Demonstrata në kryeqytetin gjerman kundër deklaratave anti-islamike të Macron

Populli gjerman protestoi në kryeqytetin gjerman, Berlin, kundër vërejtjeve anti-islamike të Presidentit francez Emmanuel Macron.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, të Premten demonstruesit gjermanë brohorisnin "Allah Akbar", duke dënuar vërejtjet anti-islamike të Macron. Sipas raporteve të medias, demonstrata u zhvillua pa incidente. Ditët e fundit, revista franceze Charlie Hebdo ka botuar karikatura fyese për Profetin e Shenjtë të Islamit (paqja e Zotit qoftë mbi të dhe familjen e tij). Presidenti francez Emmanuel Macron, në një deklaratë larg etikës diplomatike dhe parimeve të demokracisë, tha se Franca do të vazhdojë të publikojë karikaturat fyese kundër Profetit të Shenjtë të Islamit (savs).  Vërejtjet anti-islamike të Macron janë kritikuar dhe dënuar gjerësisht nga popujt myslimanë, zyrtarë dhe figura në shoqëritë islamike në të gjithë botën. Deri më tani, në shumë vende islamike, flamuj francezë dhe imazhe të Macron janë djegur ose janë mbajtur tubime para ambasadës franceze, ku myslimanët kanë kërkuar një falje zyrtare nga autoritetet franceze.