Macron: I kuptoj ndjenjat e myslimanëve ndaj publikimit të karikaturave
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101158-macron_i_kuptoj_ndjenjat_e_myslimanëve_ndaj_publikimit_të_karikaturave
Presidenti i Francës duke u munduar të arsyetojë veprimet ofenduese të revistës “Charlie Hebdo” ndaj personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., në mënyrë hipokrite deklaroi: “I kuptoj ndjenjat e myslimanëve ndaj karikaturave të publikuara në revistat franceze, mirëpo publikimi i këtyre materialeve është bërë në revista dhe gazeta private dhe jo në media të shtetit francez”.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 31, 2020 15:26 Europe/Tirane
  • Macron: I kuptoj ndjenjat e myslimanëve ndaj publikimit të karikaturave

Presidenti i Francës duke u munduar të arsyetojë veprimet ofenduese të revistës “Charlie Hebdo” ndaj personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., në mënyrë hipokrite deklaroi: “I kuptoj ndjenjat e myslimanëve ndaj karikaturave të publikuara në revistat franceze, mirëpo publikimi i këtyre materialeve është bërë në revista dhe gazeta private dhe jo në media të shtetit francez”.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Emmanuel Macron, presidenti i Francës, i cili së fundi ka mbështetur veprimet ofenduese të revistave franceze ndaj personalitetit të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., pas protestave të gjera të myslimanëve në mbarë botën kundër politikave anti-islame të Francës, tani ka thënë se këto karikatura nuk janë publikuara në revista dhe gazeta shtetërore të Francës, por në revista e gazeta të lira dhe private.

Presidenti i Francës në një intervistë me kanalin televiziv Al Xhazira, shtoi: “Unë i kuptoj ndjenjat e myslimanëve ndaj publikimit të karikaturave. Publikimi i atyre karikaturave nuk është projekt shtetëror, por janë veprim i gazetave të lira dhe të pavarura të cilat nuk janë të varura nga qeveria e Francës”.

Macron në fund ka thënë: “Janë disa individë të cilët bëjnë devijimin e fesë Islame dhe në emër të kësaj feje, pretendojnë se po mbrojnë këtë fe”.