Shkon në 35 numri i viktimave të tërmetit në Izmir
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101159-shkon_në_35_numri_i_viktimave_të_tërmetit_në_izmir
Numri i viktimave të tërmetit në Izmir të Turqisë ka shkuar në 35. Ministri i Shëndetësisë së Turqisë Fahrettin Koca, i cili  ndodhet për momentin në zonën e tërmetit në Izmir dha njoftimin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 31, 2020 16:21 Europe/Tirane
  • Shkon në 35 numri i viktimave të tërmetit në Izmir

Numri i viktimave të tërmetit në Izmir të Turqisë ka shkuar në 35. Ministri i Shëndetësisë së Turqisë Fahrettin Koca, i cili  ndodhet për momentin në zonën e tërmetit në Izmir dha njoftimin.

Ministri Koca deklaroi se 8 persona, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë,  ndodhen në kujdes intensiv dhe në total 243 persona po trajtohen në spitale. Deri tani janë regjistruar 885 të lënduar dhe operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende. Puna ka vazhduar përgjatë gjithë natës në Izmir në kërkim të të mbijetuarve. Rreth 100 të mbijetuar janë nxjerrë gjallë nga rrënojat deri më tani. Paraditen e të shtunës, nga rrënojat u nxor gjallë një nënë me tre fëmijët e saj. Autoritetet në Izmir kanë ngritur tenda për të strehuar rreth 2 mijë persona gjatë natës në mesin e frikës së më shumë ndërtesa do të mund të shemben. Në ishullin grek të Samosit, me rreth 45 mijë banorë, dy adoleshentë humbën jetën pasi një mur u shemb mbi ta ndërsa tetë persona janë plagosur. Një mini-tsunami përmbyti portin e Samosin dhe një numër ndërtesash u dëmtuan. Zyrtarët grekë e vendosën magnitudën e dridhjes në 6.7.