Policia amerikane shtyp me dhunë protestuesit në Filadelfia
(last modified Sun, 01 Nov 2020 12:41:45 GMT )
Nëntor 01, 2020 13:41 Europe/Tirane
  • Policia amerikane shtyp me dhunë protestuesit në Filadelfia

Forcat e policisë në qytetin Filadelfia në shtetin e Pelsinavisë të Amerikës po vazhdojnë të shtypin me dhunë protestat kundër racizmit që po zhvillohen në këtë qytet.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se policia e qytetit Filadelfia ditën e shtunë kanë sulmuar tubimet e protestuesve që protestonin kundër racizmit dhe dhunës së policisë në këtë qytet dhe kanë arrestuar me dhjetëra protestues.

Me vrasjen e një zezaku amerikan nga një polic i Amerikës në qytetin Filadelfia, protestat në këtë qytet janë zgjeruar edhe më shumë. Forcat e policisë në qytetin Filadelfia ditën e hënë të javës së kaluar kanë vrarë një zezak 27 vjeçar me emrin Walter Wallace duke e qëlluar me plumb. Ky krim është bërë shkak për fillimin e një vale të re të protestave kundër racizmit në qytetin Filadelfia të Amerikës. Qytetet e ndryshme të Amerikës që nga 25 maji janë përfshirë nga protesta të gjera qytetare kundër shkeljes së të drejtave të njeriut të zezakëve dhe kundër dhunës dhe sjelljes raciste të policisë së këtij vendi.

Tags