Studiuesi iranian fiton medaljen e artë “Isaac Newton”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101177-studiuesi_iranian_fiton_medaljen_e_artë_isaac_newton
Studiuesi iranian dhe profesori në Universitetin Pensilvania ka fituar medaljen “Isaac Newton”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 01, 2020 11:25 Europe/Tirane
  • Studiuesi iranian fiton medaljen e artë “Isaac Newton”

Studiuesi iranian dhe profesori në Universitetin Pensilvania ka fituar medaljen “Isaac Newton”.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Instituti i Fizikës IOP në Angli i ka ndarë medaljen “Isaac Newton” për vitin 2020 studiuesit iranian Nader Engheta nga Universiteti Pensilvania të Amerikës.

Profesori Nader Engheta është nderuar me këtë medalje për inovacionin novator dhe kontributet transformuese në materialet komplekse elektromagnetike dhe optikat nanoskallë, dhe për zhvillimin pionier të fushave të metamaterialeve me indeks gati-zero, dhe llogaritjen analoge dhe nanocircuits optike të inspiruara nga materiali.

Medalja dhe çmimi “Isaac Newton” përfshinë një medalje të artë të shoqëruar me një shpërblim 1000 Ph që për çdo vit ndahet nga ana e Institutit të Fizikës për shkencëtarët dhe studiuesit e shkencës së fizikës.

Nader Enketa aktualisht është profesor në Universitetin e Pensilvanisë në Amerikë i cili përveç medaljes “Isaac Newton”, këtë vit ka fituar edhe çmimin e “Max Born” për vitin 2020.