Me rroba mesjetare, vret dy persona me shpatë në Kanada
Nëntor 01, 2020 19:19 Europe/Tirane
Të paktën dy persona u theren për vdekje në qytetin kanadez të Quebec, nga një burrë që ishte i armatosur me shpatë dhe i veshur me veshje mesjetare.
Sipas mediave kanadeze, pesë persona të tjerë u lënduan, ndërsa një burrë në mes të 20-tave u arrestua pak para orës 01:00 (ora lokale), deklaruan oficerët. Autoritetet ndërkohë, këshilluan banorët që të qëndrojnë brenda me dyer të mbyllura, derisa po zhvillohet hetimi për rastin. Sulmi i mbrëmshëm thuhet të ketë ndodhur në lagjen historike Quebeci i Vjetër. Raportet e para të incidentit pranë Parlamentit Hill, erdhën pak para orës 22:30 ( me kohë lokale).
Tags