Prirja e paparë e zezakëve të Miçiganit për të blerë armë
(last modified Mon, 02 Nov 2020 18:19:48 GMT )
Nëntor 02, 2020 19:19 Europe/Tirane
  • Prirja e paparë e zezakëve të Miçiganit për të blerë armë

Zezakët e Miçiganit për shkak të mundësisë së dhunës post-zgjedhore në SHBA kanë filluar të blejnë armë në një nivel të paprecedent.

Sipas Reuters, shqetësimet në lidhje me sigurinë personale dhe ngritjen e grupeve supremaciste të bardha në Michigan, që nga marsi i vitit 2020 kanë çuar në një rritje prej 70 përqind të pjesëmarrjes së zezakëve në klasat e trajnimit për përdorim të armëve. Shqetësimet në lidhje me rritjen e pasigurisë dhe konfliktit të armatosur pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në SHBA kanë çuar në një rritje të paparë në blerjet e armëve dhe grumbullimin e pajisjeve ushtarake nga qytetarët amerikanë. Grupet supremaciste të bardha, të cilat kanë qenë mbështetësit kryesorë të Presidentit Donald Trump, po përgatiten për konflikt të armatosur në shumë shtete pas zgjedhjeve presidenciale. Trump ka mbështetur haptazi veprimet e grupeve të armatosura militante në SHBA.

 

Tags