Policia arreston 14 persona që lidhen me sulmin në Vjenë
Pesë të vdekur dhe të paktën 22 të plagosur është bilanci pas sulmit në Vjenë.
Një prej të vdekurve është sulmuesi Kujtim F, i cili ka prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut. Policia austriake ka arrestuar deri më tani 14 persona, të cilët thuhet se i kanë ndihmuar në një formë terroristit, raporton Reuters. Gjithashtu është bërë e ditur se të gjithë të arrestuarit janë të moshës midis 16 dhe 25 vjeç, ku njëri nga të arrestuarit ka lindur në Kosovë. Një ditë pas sulmit terrorist në qendër të Vjenës, rrugët janë të zbrazëta, kurse qytetarët në masë të madhe po qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre. Mbi qytet po fluturojnë shumë helikopter dhe po dëgjohen sirena të policisë që patrullojnë pothuajse në çdo cep.