Shtohet numri i viktimave nga tërmeti në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101242-shtohet_numri_i_viktimave_nga_tërmeti_në_turqi
Numri i jetëve të humbura nga tërmeti i fuqishëm që javën e kaluar goditi qytetin turk Izmir është rritur në 113.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 04, 2020 03:52 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Numri i jetëve të humbura nga tërmeti i fuqishëm që javën e kaluar goditi qytetin turk Izmir është rritur në 113.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se 137 persona vazhdojnë të trajtohen në spitale, ndërsa 898 të tjerë janë lëshuar nga spitalet. Pas tërmetit me magnitudë 6,6, që goditi qytetin me mbi 4.3 milionë banorë, janë regjistruar 1.621 dridhje të tjera, 44 prej të cilave më të fuqishme se 4 ballë. Turqia është ndër zonat më aktive sizmike në botë dhe ka pësuar tërmete shkatërruese në të kaluarën, përfshirë tërmetin e vitit 1999 me magnitudë 7,6 në Marmara.