Kundërshtarët e Trump mbesin në Kongresin e Amerikës
Rezultatet paraprake të për vendet e Kongresit të Amerikës tregojnë se Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Anna Pressley dhe Rashida Tlaib kanë arritur t'i ruajnë vendet e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës.
Përveç votimit për presidentin, në zgjedhjet e së martës në SHBA ishte në lojë edhe kontrolli i Kongresit.
Përveç Shtëpisë së Bardhë, republikanët po tentojnë të mbajnë edhe shumicën në senat. Ata kanë humbur një vend në senat në Kolorado, por kanë fituar një tjetër në Alabama. Lideri republikan i senatit Mitch McConnell dhe aleati i Trump-it, Lindsey Graham janë rizgjedhur të dy. Dhoma e përfaqësuesve pritet të qëndrojë ndërkohë në duar demokrate.
Një kandidate republikane, e cila ka shprehur pikëpamje raciste dhe ka mbështetur teori konspirative të ekstremit të djathtë ka fituar një vend në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së. Ajo kandidoi në shtetin e Xhorxhias. Marjorie Taylor Greene, e cila shprehu mbështetje për pretendimin se “tradhtarët e shtetit ” po komplotojnë kundër presidentit, Donald Trump fitoi përkrahje në fushatën e saj nga presidenti, i cili e ka quajtur atë një “yll të ardhshëm republikan”.