Azerbajxhani vlerëson komentet e Liderit të Iranit për Nagorni-Karabakun
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101257-azerbajxhani_vlerëson_komentet_e_liderit_të_iranit_për_nagorni_karabakun
Azerbajxhani ka shprehur mirënjohje për Liderin Suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei për qëndrimin e tij në lidhje me konfliktin me Armeninë rreth rajonit të diskutueshëm të Nagorni-Karabakut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 04, 2020 19:21 Europe/Tirane
  • Azerbajxhani vlerëson komentet e Liderit të Iranit për Nagorni-Karabakun

Azerbajxhani ka shprehur mirënjohje për Liderin Suprem të Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei për qëndrimin e tij në lidhje me konfliktin me Armeninë rreth rajonit të diskutueshëm të Nagorni-Karabakut.

"Ne e vlerësojmë shumë deklaratën e bërë nga Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei mbi konfliktin Armeni-Azerbajxhan dhe mbështetjen e dhënë për integritetin territorial të Azerbajxhanit," thuhet në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit. "Ne vlerësojmë shumë përpjekjet e shtetit mik iranian për të zgjidhur konfliktin Armeni-Azerbajxhan, duke përfshirë vizitën e të Dërguarit Special të Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Zëvendësministrit të Jashtëm Seyyed Abas Erakçi, në rajon dhe iniciativën për zgjidhjen e konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur, ” vuri në dukje deklarata. "Ne besojmë se marrëdhëniet midis vendeve tona, të ndërtuara mbi rrënjët historike, do të vazhdojnë të zhvillohen me sukses dhe do të shërbejnë për të siguruar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon," vuri në dukje Ministria e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit. Ajetollah Khamenei në një fjalim televiziv iu referua konfliktit aktual ushtarak mbi enklavën e Nagorni-Karabakut si "një incident i hidhur dhe një kërcënim për sigurinë e rajonit". “Ky konflikt ushtarak duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Sigurisht, të gjitha territoret e Republikës së Azerbajxhanit të okupuara nga Armenia duhet të çlirohen dhe t'i kthehen Azerbajxhanit, ndërsa siguria e armenëve duhet të ruhet dhe kufijtë ndërkombëtarë duhet të respektohen nga palët ndërluftuese", tha Lideri Suprem i Revolucionit Islamik.