Putini i jep leksion Macronit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101281-putini_i_jep_leksion_macronit
Presidenti rus i kujtoi homologut të tij francez se liria e shprehjes nuk duhet të justifikojë ofendimin e pasuesve të feve të ndryshme.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 05, 2020 19:27 Europe/Tirane
  • Putini i jep leksion Macronit

Presidenti rus i kujtoi homologut të tij francez se liria e shprehjes nuk duhet të justifikojë ofendimin e pasuesve të feve të ndryshme.

Duke folur në një mbledhje të përfaqësuesve të feve të ndryshme në Rusi, presidenti rus theksoi nevojën për të parandaluar veprime provokuese kundër pasuesve të feve të ndryshme, raportoi RT. “Situata në disa vende është komplekse dhe ne jemi dëshmitarë të akteve të provokimit nga ana e njerëzve që, nën maskën e lirisë së shprehjes, lëndojnë ndjenjat e pasuesve të feve të tjera. Dhuna dhe intoleranca nuk i sjellin dobi askujt ”, u shpreh Putini. “Rezultati është i njëjtë për të gjithë: konfliktet rriten dhe pasojat mund të zgjasin me vite dhe dekada në shoqëri. Është efekti i topit të borës që mund të bëhet një ortek”, tha ai. Deklaratat e Putinit i referohen zhvillimeve të fundit në Francë. Publikimi i karikaturave fyese kundër Profetit të madh i Islamit dhe qëndrimi i njëanshëm i Presidentit francez Emmanuel Macron ndaj këtij akti provokues, ka zemëruar shumë myslimanët në të gjithë botën. Presidenti francez ka mbështetur botimin e këtyre imazheve në emër të lirisë së shprehjes.