Kremlini përgënjeshtron sëmundjen dhe dorëheqjen e Putin
(last modified Fri, 06 Nov 2020 12:35:12 GMT )
Nëntor 06, 2020 13:35 Europe/Tirane
  • Kremlini përgënjeshtron sëmundjen dhe dorëheqjen e Putin

Dimitri Peskov, zëdhënësi i Pallatit të Kremlinit të Rusisë, i ka quajtur gënjeshtra të paturpshme pretendimet se presidenti rus Vladimir Putin është i sëmurë me sëmundjen Parkinson dhe ka përgënjeshtruar një dorëheqje të mundshme të Putin.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se faqja informative “Daily Mail” duke cituar disa burime në Moskë, ka pretenduar se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, është i sëmurë me sëmundjen Parkinson dhe pritet që në muajin janar të japë dorëheqje nga posti i presidentit të Rusisë.

Peskov duke përgënjeshtruar këtë pretendim, ka shtuar: “Presidenti i Rusisë ndodhet në gjendje shëndetësore shumë të mirë dhe Putin nuk ka ndërmend të japë dorëheqje nga posti i presidentit të Rusisë.

Kanë qarkulluar në fakt pamje ku shihej putin që lëvizte këmbët në mënyrë të pakontrolluar ndërsa ai mbahej fort në krahët e karriges, duke sugjeruar për një shëndet jo të mirë. Vëmendja është përqendruar edhe tek një stilolaps që dridhej në duart e ish operativit të KGB dhe një filxhan që analistët kanë sugjeruar se ka qenë i mbushur me qetësues.

Nuk është kjo sidoqoftë hera e parë që njerëzit spekulojnë se putin mund të vuajë nga Parkinsoni. Më herët, disa vëzhgues tregonin një lëvizje të kufizuar të krahut të tij të djathtë, krahasuar me të majtin çka konsiderohet nga shumë ekspertë si efekt i hershëm i Parkinsonit. “Ai ka një familje që ndikon shumë tek ai. Ai do ti bëjë publike planet e tij të tërheqjes në janar”, kishte thënë Solovei duke sugjeruar se një kryeministër i ri do të zgjidhet së shpejti nga Putini dhe ai do të jetë i përzgjedhuri për ta pasuar atë.

Tags