Erdogan: Lufta nuk do të ndalet derisa Karabaku të çlirohet plotësisht
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101384-erdogan_lufta_nuk_do_të_ndalet_derisa_karabaku_të_çlirohet_plotësisht
Presidenti i Republikës së Turqisë tha se lufta e Azerbajxhanit për çlirimin e territoreve të tij të pushtuara nuk do të ndalet deri në dëbimin e pushtuesve armenë nga i gjithë Nagorni-Karabaku.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 09, 2020 19:52 Europe/Tirane
  • Erdogan: Lufta nuk do të ndalet derisa Karabaku të çlirohet plotësisht

Presidenti i Republikës së Turqisë tha se lufta e Azerbajxhanit për çlirimin e territoreve të tij të pushtuara nuk do të ndalet deri në dëbimin e pushtuesve armenë nga i gjithë Nagorni-Karabaku.

Duke iu referuar sukseseve të Azerbajxhanit në luftën kundër Armenisë, Erdogan tha: "Unë bisedova në mëngjes me vëllain tim (Presidentin e Azerbajxhanit) Ilham Aliyev. Unë u lumturova kur dëgjova nga ai për zhvillimet pozitive. Shpresoj se po i afrohemi fitores." “Azerbajxhani është ndarë nga territoret e tij të pushtuara prej 30 vitesh. Por tani shpresoj që ata do të rimarrin tokat e tyre të pushtuara", u shpreh kreu i qeverisë turke. Erdogan deklaroi se ata do të vazhdojnë të qëndrojnë kundër shtypësve në Libi, Azerbajxhan dhe Siri. Ndër të tjera, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se sistemi aktual global nuk mund të vazhdojë. Nuk është e mundur të vazhdojë më sistemi aktual global, i cili mbron të fortin në vend të atij që ka të drejtë, që mbroj një grusht pakice në vend të shumicës, të pasurit në vend të të varfërve, tha Erdogan. Presidenti Erdogan tha se ata shpresojnë që Bashkimi Evropian (BE) të shpëtojë sa më shpejt që të jetë e mundur nga verbëria strategjike që e tjetërson Turqinë.