Kryeministri i Armenisë: Vendimi për të ndaluar luftën ishte me kohë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101417-kryeministri_i_armenisë_vendimi_për_të_ndaluar_luftën_ishte_me_kohë
"Jerevani bëri një vendim në kohë për t'i dhënë fund luftës në Nagorni-Karabak," tha kryeministri armen Nikol Pashinyan.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 11, 2020 09:26 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Armenisë: Vendimi për të ndaluar luftën ishte me kohë

"Jerevani bëri një vendim në kohë për t'i dhënë fund luftës në Nagorni-Karabak," tha kryeministri armen Nikol Pashinyan.

Në një intervistë me TV Rusi 1, Pashinyan tha se situata do të përkeqësohej nëse nuk ishte nënshkruar marrëveshja e paqes e Nagorni-Karabakut. "Kjo marrëveshje do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit të tij në të ardhmen," tha ai. Marrëveshja e paqes e Nagorni-Karabakut për zbatimin e plotë të armëpushimit dhe eliminimin e të gjitha armiqësive në zonën e konfliktit të Nagoeni-Karabakut u nënshkrua nga Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe Kryeministri i Republikës së Armenisë Nikoll Pashinyan, mëngjesin e 10 nëntorit (e martë) me kohën e Moskës ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin.