Trump paralajmëron fitoren e vet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101436-trump_paralajmëron_fitoren_e_vet
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, William Barr, autorizoi prokurorët federalë për të ndjekur hetimet për "akuzat kryesore dhe parregullsitë e votave", ndërsa i nxiti ata të mos bazoheshin në pretendime "imagjinare”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 12, 2020 05:09 Europe/Tirane
  • Trump paralajmëron fitoren e vet

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, William Barr, autorizoi prokurorët federalë për të ndjekur hetimet për "akuzat kryesore dhe parregullsitë e votave", ndërsa i nxiti ata të mos bazoheshin në pretendime "imagjinare”.

Sipas tij nëse ka pretendime të qarta dhe të dukshme për parregullsi, kjo mund të ndikojnë potencialisht në rezultatin e zgjedhjeve në një shtet të caktuar. Ai pranoi se shtetet individuale kishin përgjegjësinë kryesore për zhvillimin e zgjedhjeve, por shtoi se departamenti i drejtësisë kishte detyrim për të siguruar që zgjedhjet federale të kryheshin në një mënyrë të tillë që populli amerikan të ketë besim të plotë në procesin e zgjedhor dhe qeverinë e tyre. Pas kësaj kërkese një zyrtar i lartë në departamentin e tij dha dorëheqjen. Presidenti Donald Trump refuzon të pranojë humbjen, duke pretenduar se ka pasur manipulime në vota e madje në disa shtete ka hapur procese ligjore duke kërkuar rinumërim të votave. Ndërkohë ekipi i tij po kërkon një urdhër emergjence në Pensilvani për të parandaluar që në këtë shtet të certifikohet fitorja e Presidentit të zgjedhur Joe Biden. Që prej ditës së premte ku demokrati Joe Biden u projektua si fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, presidenti i zgjedhur ka vijuar me planet e tij për të marrë në dorë frenat e pushtetit. Në këtë fazë edhe Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme, që ka përgjegjësinë për të njohur zyrtarisht Biden si presidentin e ri dhe për të filluar procesin e kalimit të pushtetit, ka ndaluar që ekipi i Biden të nis zyrtarisht tranzicionin duke theksuar se nuk ka ende një "konstatim zyrtar" mbi një fitues të zgjedhjeve dhe në disa shtete vijon ende numërimi i votave. Mediat bëjnë me dije se ekipi i Biden po shqyrton opsionet ligjore nëse administrata Trump vazhdon të bllokojë kalimin e pushtetit.