Covid-19/ Ditë e zezë për Italinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101474-covid_19_ditë_e_zezë_për_italinë
Sipas të dhënave të shpërndara nga autoritetet shëndetësore italiane në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 550 viktima e 40 902 të infektuar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 13, 2020 19:25 Europe/Tirane
  • Covid-19/ Ditë e zezë për Italinë

Sipas të dhënave të shpërndara nga autoritetet shëndetësore italiane në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 550 viktima e 40 902 të infektuar.

Numri i të infektuarve Covid deri më sot në Itali ka arritur në 1 107 303 dhe i viktimave në 44 139. Në rritje është dhe numri i pacientëve të shëruar. Dita e sotme ka regjistruar 11 480 pacientë të shëruar më shumë duke e çuar numrin total të tyre në 399 238. Në strukturat spitalore janë shtruar 1041 pacientë më shumë se një ditë më parë e 60 prej tyre ndodhen në repartet e terapisë intensive. Aktualisht në Itali në kurim spitalor janë 30914 pacientë e 3230 në reparte të terapisë intensive.