Komiteti për zgjedhjet hedh poshtë pretendimet e Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101475-komiteti_për_zgjedhjet_hedh_poshtë_pretendimet_e_trump
Zyrtarët federalë të zgjedhjeve amerikane kanë thënë se votimi për zgjedhjet e vitit 2020, ishte më i “sigurti në historinë amerikane”, duke hedhur poshtë pretendimet për mashtrim nga presidenti amerikan Donald Trump.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 13, 2020 15:55 Europe/Tirane
  • Komiteti për zgjedhjet hedh poshtë pretendimet e Trump

Zyrtarët federalë të zgjedhjeve amerikane kanë thënë se votimi për zgjedhjet e vitit 2020, ishte më i “sigurti në historinë amerikane”, duke hedhur poshtë pretendimet për mashtrim nga presidenti amerikan Donald Trump.

“Nuk ka asnjë provë që ndonjë sistem fshiu ose ndryshoi votat”, njoftoi komiteti. Sipas mediave, reagimi i zyrtarëve vjen pasi Trump pretendoi pa ndonjë provë se 2.7 milionë votat e tij ishin “zhdukur”. Ai ende nuk e ka pranuar fituesin e parashikuar të zgjedhjeve presidenciale, demokratin Joe Biden. Rezultati u projektua në fundjavën e kaluar, nga të gjitha rrjetet kryesore televizive në SHBA.