Procesi zgjedhor në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101486-procesi_zgjedhor_në_amerikë
“Zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit ishin "më të sigurtat në historinë amerikane,” – kështu është shprehur institucioni amerikan i ngarkuar me mbikëqyrjen e zgjedhjeve, duke hedhur poshtë pretendimet e përsëritura të Donald Trump për manipulim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 14, 2020 05:29 Europe/Tirane
  • Procesi zgjedhor në Amerikë

“Zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit ishin "më të sigurtat në historinë amerikane,” – kështu është shprehur institucioni amerikan i ngarkuar me mbikëqyrjen e zgjedhjeve, duke hedhur poshtë pretendimet e përsëritura të Donald Trump për manipulim.

Një njësi e sigurisë kibernetike e Departamentit të Sigurisë Kombëtare thotë se nuk ka prova se votat janë komprometuar ose ndryshuar gjatë javës së shkuar ku sipas projeksioneve Joe Biden është shpallur fitues duke siguruar me shumë se 270 vota elektorale. “Nuk ka asnjë provë që ndonjë sistem votimi fshiu, humbi, ndryshoi votat, ose ishte në ndonjë mënyrë i kompromentuar. Zgjedhjet e 3 nëntorit ishin më të sigurta në historinë amerikane. Tani për tani, në të gjithë vendin, zyrtarët e zgjedhjeve po rishikojnë dhe kontrollojnë dyfish të gjithë procesin zgjedhor përpara përfundimit të rezultatit. Ndërsa ne e dimë se ka shumë pretendime të pabazuara dhe mundësi për dezinformim në lidhje me procesin e zgjedhjeve tona, mund t'ju sigurojmë se kemi besimin maksimal në sigurinë dhe integritetin e zgjedhjeve tona, dhe ju duhet të keni po ashtu,” – thuhet në njoftim. Presidenti në largim ka refuzuar të pranojë zgjedhjet ose të njohë Presidentin e Zgjedhur Biden si fitues dhe ka ndërmarrë veprime ligjore në disa shtete kryesore.