Paralajmërimi i Putinit për SHBA
Presidenti rus ka paralajmëruar se rreziqet e sigurisë janë rritur ndjeshëm që nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Traktati i Raketave me Rreze të Mesme (INF).
"Rreziqet dhe kërcënimet janë rritur ndjeshëm që nga braktisja e marrëveshjes mbi raketat bërthamore me rreze të mesme nga SHBA-ja," tha të Shtunën Presidenti rus Vladimir Putin në një Samit Virtual të Azisë Lindore. Samiti i Azisë Lindore (EAS) është një forum rajonal që mbahet çdo vit nga udhëheqësit e 16 vendeve në Azinë Lindore, Azinë Juglindore, Azinë Jugore dhe Oqeaninë. "Rusia është e angazhuar për krijimin e një klime të bashkëpunimit konstruktiv dhe parandalimin e një gare armatimesh dhe, në përputhje me rrethanat, vazhdon të reduktojë në mënyrë të njëanshme raketat me rreze të shkurtër dhe me rreze të mesme veprimi në rajonin e Azi-Paqësorit dhe pjesë të tjera të botës," tha Putin.