Neutralizohet plani i vrasjes së "Pashinian"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101510-neutralizohet_plani_i_vrasjes_së_pashinian
Komploti për të vrarë Kryeministrin Nikoll Pashshinian është neutralizuar, tha shërbimi i inteligjencës armene.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 15, 2020 08:16 Europe/Tirane
  • Neutralizohet plani i vrasjes së

Komploti për të vrarë Kryeministrin Nikoll Pashshinian është neutralizuar, tha shërbimi i inteligjencës armene.

Arthur Vantsian, ish-kreu i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare Armene, është arrestuar me akuzat e komplotit për të vrarë Pashinyan dhe kryer grusht shteti kundër tij. Ai është akuzuar për transport të paligjshëm të armëve, municioneve dhe bombave. Pas marrëveshjes midis Republikës së Azerbajxhanit dhe Armenisë për ndërprerjen e luftimeve në Nagorni-Karabak, e cila u nënshkrua nga presidentët e këtyre vendeve nën mbikëqyrjen ruse të martën e kaluar, protestat kundër Kryeministrit Armen kryeministrit të këtij vendi,  organizuan në të gjithë vendin përfshirë kryeqytetin Jerevan.Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Pashinyan u akuzua për tradhti, gënjeshtër dhe vrasje të forcave armene në Nagorni-Karabak. Sipas marrëveshjes, Armenia i dha Azerbajxhanit territoret e pushtuara të Republikës së Azerbajxhanit (Aghdam, Lachin dhe Kalbajar), si dhe korridorin Lachin që lidh Armeninë me Nagorni-Karabakun, një korridor i rëndësishëm  për transportin rrugor.