Vazhdojnë protestat e dhunshme në Peru, raportohet për dy viktime
(last modified Sun, 15 Nov 2020 12:07:36 GMT )
Nëntor 15, 2020 13:07 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat e dhunshme në Peru, raportohet për dy viktime

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi policia dhe protestuesit u përplasën me njëri-tjetrin në Lima të Perusë.

Dhjetëra njerëz kanë mbetur të plagosur pasi policia hodhi gaz lotsjellës ndaj qytetarëve.

Në Peru shpërthyen protestat pasi të hënën Kongresi votoi për shkarkimin e Presidentit Martin Vizcarra, pas akuzave për rryshfet, gjë që u mohua prej tij.

Ky vendim nuk u prit mirë as nga qytetarët, të cilët vërshuan rrugëve në mbështetje të Vizcarras.

Kongresi sakaq emëroi si president të përkohshëm Manuel Merino.

Tags