Arrestohen me dhjetra persona gjatë protestave në Bjellorusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101521-arrestohen_me_dhjetra_persona_gjatë_protestave_në_bjellorusi
Policia e Bjellorusisë ka arrestuar me dhjetëra protestues gjatë protestave në Minsk, kryeqytetin e këtij vendi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 15, 2020 14:34 Europe/Tirane
  • Arrestohen me dhjetra persona gjatë protestave në Bjellorusi

Policia e Bjellorusisë ka arrestuar me dhjetëra protestues gjatë protestave në Minsk, kryeqytetin e këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se policia e Bjellorusisë gjatë protestave të ditës së sotshme në Minsk, kryeqytetin e këtij vendi, ku qytetarët ishin mbledhur për të protestuar kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të Bjellorusisë. 

I gjendur mes protestave masive në Bjellorusi që kërkojnë dorëheqjen e tij, Alyaksandr Lukashenka nuk tregon shenja zmbrapsjeje.

Ai është zotuar sërish se nuk do t’ia dorëzojë pushtetin askujt.

Duke folur para gazetarëve bjellorusë, kazakë, rusë dhe ukrainas, të premten, Lukashenka kritikoi ashpër kundërshtarët e tij politikë dhe ata që po protestojnë kundër rizgjedhjes së tij si president.

Ai tha se vendi i tij duhet të integrohet në organizatat e drejtuara nga Moska për të shmangur atë që ai e quajti “Revolucion me ngjyra”, një term që përdoret shpesh për të përshkruar përmbysjet politike pro-perëndimore.

“Nuk ka transferim të pushtetit! Nuk ka pasardhës. Kushdo që zgjidhet nga populli duhet të mbetet [në pushtet]. Unë u betova, unë premtova se gjithçka do të shkonte ashtu siç zgjedh populli bjellorus” i tha Lukashenka gazetarëve.