Azerbajxhani i jep Armenisë 10 ditë afat
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101523-azerbajxhani_i_jep_armenisë_10_ditë_afat
Këshilltari presidencial i Azerbajxhanit, Hikmet Haxhijev deklaroi se i kanë dhënë edhe 10 ditë afat Armenisë për të evakuuar qytetin nën pushtim Kalbajar.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 15, 2020 16:37 Europe/Tirane
  • Azerbajxhani i jep Armenisë 10 ditë afat

Këshilltari presidencial i Azerbajxhanit, Hikmet Haxhijev deklaroi se i kanë dhënë edhe 10 ditë afat Armenisë për të evakuuar qytetin nën pushtim Kalbajar.

Haxhijev në një konferencë për media bëri të ditur se qeveria e Jerevanit me ndërmjetësimin e Rusisë ka kërkuar edhe pak kohë për t’u larguar nga Kalbajari. Ai theksoi se edhe Azerbajxhani duke treguar humanizëm ka pranuar të zgjasë afatin deri më 25 nëntor. “Kushtet e motit në rajon janë vështirësuar dhe rruga e vetme në atë drejtim Zod-Varnenis është një rrugë e ngushtë”, tha Haxhijev i cili shtoi se Azerbajxhani duke marrë parasysh këto kushte i dha kohë shtesë Armenisë për largimin e civilëve. Ai rikujtoi se popullata armene në Kalbajar është vendosur atje në mënyrë ilegale pas pushtimit të kryer në vitin 1993. Në kuadër të marrëveshjes që u arrit me ndërmjetësimin e Rusisë më 10 nëntor mes Azerbajxhanit dhe Armenisë pritej që ushtria armene të largohej nga Kalbajari më 15 nëntor.