Trump: Unë nuk pranoj asgjë
Presidenti amerikan Donald Trump, nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter së fundmi ka bërë disa deklarata duke thënë se zgjedhjet presidenciale ishin manipuluar dhe se ai nuk do të pranojë humbjen.
“Ai fitoi vetëm në sytë e mediave të lajmeve të rreme. Unë nuk e pranojë fitoren. Ne kemi shumë një rrugë të gjatë për të bërë. Këto ishin zgjedhje të manipuluara”-u shpreh Trump. “Zgjedhje të manipuluara. Ne do të fitojmë”- shkruan ai në një status tjetër në Twitter para pak minutash. Kjo nuk është hera e parë që Trump reagoi në këtë mënyrë për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Rezultatet e bëra publike gjatë javës zgjeruan epërsinë e Biden në 306 me 232 të votave në Kolegjin Zgjedhor. Trump, i cili ka pretenduar fitoren disa herë, që nga përfundimi i zgjedhjeve, përsëriti pretendimet e tij – të pabazuara – se votimet ishin manipuluar në favor të Bidenit. Trump dhe ekipi i tij ligjor kanë filluar një sërë sfidash përkundër faktit se zyrtarët e zgjedhjeve në të gjithë vendin kanë thënë se nuk panë prova të parregullsive serioze. Për të siguruar rizgjedhjen, Trump do të duhet të përmbysë epërsinë e Biden në disa shtete, një rezultat që shumica e analistëve thonë se nuk ka shumë gjasa të ndodhë. Trump dhe ekipi i tij ligjor kanë filluar një sërë sfidash përkundër faktit se zyrtarët e zgjedhjeve në të gjithë vendin kanë thënë se nuk panë prova të parregullsive serioze. Për të siguruar rizgjedhjen, Trump do të duhet të përmbysë epërsinë e Biden në disa shtete, një rezultat që shumica e analistëve thonë se nuk ka shumë gjasa të ndodhë.