Trump ‘pranon’ se Biden ka fituar
Nëntor 15, 2020 16:22 Europe/Tirane
Presidenti amerikan Donald Trump, ka shpërthyer me deklarata të dielën duke thënë se Joe Biden kishte fituar pasi zgjedhjet ishin manipular.
“Ai fitoi pasi zgjedhjet u manipuluan. Në zgjedhje nuk u lejuan vëzhguesit dhe monitoruesit e votave”, shkruan Trump. Megjithatë pas kësaj, Trump ka shkruar se, nuk e pranon humbjen dhe se do të fitojë. Kjo nuk është hera e parë që Trump reagoi në këtë mënyrë për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Ai edhe më herët pati hedhur akuza për mashtrim, derisa pretendonte se shumë prej votave në kuadër të tij ishin “zhdukur”. Akuzat për mashtrimin e zgjedhjeve u demantuan së fundmi nga zyrtarët federalë të zgjedhjeve amerikane.
Tags