BE kritikon deklaratat e Erdoganit për Qipron
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101551-be_kritikon_deklaratat_e_erdoganit_për_qipron
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka hedhur sërish në dyshim bisedimet për ribashkimin e Qipros, duke përkrahur idenë e ndarjes së vendit mes turqve dhe grekëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 16, 2020 15:10 Europe/Tirane
  • BE kritikon deklaratat e Erdoganit për Qipron

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka hedhur sërish në dyshim bisedimet për ribashkimin e Qipros, duke përkrahur idenë e ndarjes së vendit mes turqve dhe grekëve.

Ai vizitoi të dielën vendin ishullor për të shënuar 37-vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Republika Turke e Qipros Veriore. Me ndërhyrjen e Turqisë në vitin 1974, ishulli u nda mes Veriut dhe Jugut që u zotuan pak vite më vonë se do tentonin të unifikoheshin. Ankaraja deri tani ka refuzuar ta pranojë shtetin e Qipros edhe pse ai është anëtar i BE-së. “Ka vetëm një viktimë në këtë çështje dhe ata janë turqit e Qipros të cilët janë injoruar dhe u janë grabitur të drejtat për vite me radhë. Sot kemi dy popuj, dy shtete të ndara, dhe pikërisht ne duhet të bisedojmë e negociojmë zgjidhjen me dy shtete të bazuar në barazinë sovrane,” tha Erdogan. Sipas një rezolute të OKB-së, zona mund të frekuentohet vetëm nga banorët vendës. Qeveria qipriote shprehu kritika për vizitën e Erdogan, duke e quajtur provokuese, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, me parimet dhe vlerat europiane, dhe me detyrimet ndaj Bashkimit Europian. Vetë kryediplomati i BE-së, Xhozep Borel, u kap me deklaratën e presidentit turk për çështjen e dy shteteve Qipriote, duke theksuar se të tilla qëndrime rritin tensionet dhe se për Brukselin, zgjidhja e vetme për mosmarrëveshjet në ishull janë vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.