Londra pretendon nënshkrimin së shpejti të marrëveshjes tregtare me Brukselin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101565-londra_pretendon_nënshkrimin_së_shpejti_të_marrëveshjes_tregtare_me_brukselin
Kryenegociatori i Britanisë në çështjen e Brexit-it ka njoftuar për nënshkrimin e marrëveshjes së mundshme tregtare me Bashkimin Evropian në një të ardhme të afërt.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 17, 2020 14:08 Europe/Tirane
  • Londra pretendon nënshkrimin së shpejti të marrëveshjes tregtare me Brukselin

Kryenegociatori i Britanisë në çështjen e Brexit-it ka njoftuar për nënshkrimin e marrëveshjes së mundshme tregtare me Bashkimin Evropian në një të ardhme të afërt.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se David Frost, kryenegociatori i Britanisë në çështjen e Brexit-it, ka raportuar para kryeministrit britanik se pritet që në fillim të javës së ardhshme të arrihet marrëveshja tregtare me Bashkimin Evropian.

David Frost ditën e diele në një mesazh në Twitter ka bërë të ditur se është arritur progres i konsiderueshëm në negociatat mes Londrës dhe Brukselit gjatë ditëve të fundit.

Vlen të theksohet se periudha tranzitive e Britanisë do të përfundojë deri në fund të vitit 2020 dhe më pas ky vend do të dalë nga tregu i brendshëm dhe unioni doganor i Evropës.