ANEA: Irani ka filluar futjen e uraniumit në centrifugat IR-2m
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101594-anea_irani_ka_filluar_futjen_e_uraniumit_në_centrifugat_ir_2m
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në një raport ka deklaruar se Irani ka filluar futjen e uraniumit në centrifugat IR-2m në objektin bërthamor të Natanzit në qendër të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 18, 2020 11:24 Europe/Tirane
  • ANEA: Irani ka filluar futjen e uraniumit në centrifugat IR-2m

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në një raport ka deklaruar se Irani ka filluar futjen e uraniumit në centrifugat IR-2m në objektin bërthamor të Natanzit në qendër të Iranit.

Agjencia e lajmeve Reuters ka njoftuar se ANEA në raportin e saj ka thënë: “Më datë 14 nëntor 2020, ANEA ka konfirmuar se Irani ka filluar futjen e uraniumit UF6 në ujëvarën 174 të centrifugave IR-2m që janë të instaluara në qendrën e pasurimit të uraniumit Natanz”.

Deri më tani akoma nuk janë publikuar detaje të tjera në lidhje me këtë çështjeje.

ANEA në raportin e mëparshëm të publikuar të mërkurën e javës së kaluar, ka pretenduar se Irani ka instaluar ujëvarë e parë të centrifugave të sofistikuara IR-2m në qendrën bërthamore në Natanz, mirëpo akoma nuk ka filluar procesi për futjen e uraniumit në këto centrifuga.

ANEA përveç kësaj, ka raportuar se Irani vazhdon pasurimin e uraniumit në nivel 4.5% i cili është më i lartë se sa niveli 3.67% i caktuar në marrëveshjen bërthamore.