Erdogan kundërshton kërkesën e Pompeo për një takim
Presidenti turk refuzoi të takohej me Sekretarin e Shtetit të administratës së dështuar të Trump, Mike Pompeo.
Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, një media turke zbuloi se Rexhep Tajip Erdogan kundërshtoi kërkesën e Mike Pompeo për t'u takuar me të në Stamboll. Sipas faqes së internetit të gazetës "Turkish News", Pompeo kishte planifikuar të udhëtojë në Turqi këtë javë dhe të takohej me disa zyrtarë të këtij vendi. Turqia ka pasur shumë mosmarrëveshje me Donald Trump gjatë katër viteve në detyrë, duke përfshirë mbështetjen e SHBA për Gulen, çështjen Siriane dhe blerjen e sistemit të mbrojtjes raketore ruse S400 nga Turqia. Sekretari i Shtetit i SHBA ka filluar udhëtime në shtatë vende evropiane dhe Azinë Perëndimore, në prag të përfundimit të administratës së dështuar dhe izoluar të Trump. Sekretari amerikan i Shtetit, i cili është aktualisht në Gjeorgji, ka planifikuar të udhëtojë në Francë, Turqi, Territoret e Pushtuara, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe Arabinë Saudite.