Britania thekson nevojën e mbështetjes së Amerikës ndaj marrëveshje bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101618-britania_thekson_nevojën_e_mbështetjes_së_amerikës_ndaj_marrëveshje_bërthamore
Ministri i mbrojtjes së Britanisë ka kërkuar mbështetjen e SHBA-ve ndaj marrëveshjes bërthamore dhe kthimin e Iranit në zbatimin e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 19, 2020 12:22 Europe/Tirane
  • Britania thekson nevojën e mbështetjes së Amerikës ndaj marrëveshje bërthamore

Ministri i mbrojtjes së Britanisë ka kërkuar mbështetjen e SHBA-ve ndaj marrëveshjes bërthamore dhe kthimin e Iranit në zbatimin e zotimeve të tij në kuadër të kësaj marrëveshje.

Në një intervistë me Sky News të enjten, Ben Wallace u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbështetur marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Pasi i dërguari i BE-së në organizatat ndërkombëtare me seli në Vjenë pretendoi se vendet evropiane kishin respektuar detyrimet e tyre në marrëveshjen bërthamore për të hequr sanksionet kundër Iranit, ministri i mbrojtjes së Britanisë i bëri thirrje Iranit të kthehet në zbatimin e zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Kjo është në kohën kur Rafael Grossi të mërkurën duke reaguar ndaj disa pretendimeve për ekzistencën e grimcave të uraniumit në një vend në Iran për të cilin nuk ishte njoftuar ANEA, tha se Irani duhet të vazhdojë t'i shpjegojë plotësisht aktivitetet e tij në një vend të padeklaruar për ANEA-v në mënyrë që të mënjanohen shqetësimet në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve të masave mbrojtëse.

Këto deklarata të kreut të ANEA janë bërë në kohën kur Republika Islamike e Iranit në fund të gushtit në mënyrë vullnetare i ka siguruar qasje ANEA-s edhe në dy vende të tjera dhe ka lehtësuar aktivitetin e ANEA-s në këtë drejtim.