Bolton pretendon se Trump po bënë përpjekje për marrëveshje me Iranin
Ish-këshilltari për siguri kombëtare të Amerikës duke vë në dukje politikat anti-iraniane të Shtëpisë së Bardhë, pretendoi se presidenti i Amerikës synon të zhvillojë negociata me Iranin.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se John Bolton, ish-këshilltari për siguri kombëtare të Amerikës, duke përsëritur pretendimet e funksionarëve të Shtëpisë së Bardhë, deklaroi: “Presidenti i Amerikës kurrë nuk do ta pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale dhe në ditët e ardhshme me siguri synon të takohet me autoritetet iraniane dhe të arrijë marrëveshje me Iranin”.
Bolton raportin pretendues të gazetës amerikane “New York Times” për qëllimin e Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Republikës Islamike të Iranit e ka përshkruar si një çështje larg mendjes dhe rezultat i metodës së vendimmarrjes së trazuar, jashtë normave, të pavetëdijshme dhe të pasistemuar të Trump.