Qipro e Veriut reagon ndaj kërcënimeve të BE-së për sanksione
(last modified Thu, 19 Nov 2020 18:53:56 GMT )
Nëntor 19, 2020 19:53 Europe/Tirane
  • Qipro e Veriut reagon ndaj kërcënimeve të BE-së për sanksione

Presidenca e Republikës Turke të Qipros së Veriut reagoi ndaj deklaratave të Bashkimit Evropian (BE) dhe të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në lidhje me çështjen e Qipros.

Në komunikatën me shkrim të Presidencës thuhet se deklarata e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell e datës 15 nëntor 2020 edhe një herë tregoi se sa të njëanshëm janë ndaj dy popujve dhe shteteve të barabarta të ishullit dhe larg nga realiteti i çështjes së Qipros. Në komunikatë gjithashtu u tha se fatkeqësisht deklarata e Borrellit për "solidaritet midis anëtarëve" edhe njëherë dëshmoi se BE-ja nuk mund të luajë ndonjë rol konstruktiv në zgjidhjen e çështjes. Komunikata e Presidencës së Republikës Turke të Qipros së Veriut kujton se zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephan Dujarric, duke bërë thirrjen e tij për "shmangien e lëvizjeve të njëanshme" gjithashtu përsëriti pikëpamjet e njohura të OKB-së mbi çështjen e Qipros. Duke theksuar se nëse kërkohet një sjellje e njëanshme dhe dëmtuese e dialogut në Qipro atëherë duhet parë në palën greko-qipriote, e cila zbaton izolim dhe vendosë kufizime mbi popullin turk të Qipros, në komunikatë u tha: “Ne presim që BE-ja dhe OKB-ja të shikojnë zhvillimet në Qipro nga perspektiva e duhur, të veprojnë në mënyrë të paanshme dhe kështu të japin kontribut konstruktiv në krijimin e klimës së nevojshme për një pajtim të drejtë, realist dhe të qëndrueshëm”.

 

Tags