Lëvizje e papritur e Trumpit
Avokati i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Rudy Giuliani, tha se fushata e republikanit po tërhiqet nga proceset gjyqësore në lidhje me zgjedhjet në Michigan.
Masa përfaqëson dështimin e fundit në përpjekjet e fushatës për të sfiduar fitoren e parashikuar të zgjedhjeve të demokratit Joe Biden, raporton CNBC. “Ne po tërhiqemi nga procesi gjyqësor në Michigan”, tha Giuliani në një deklaratë. Procesi gjyqësor i fushatës së Trumpit u përpoq të parandalonte qarkun e Wayne, në të cilin ndodhet qyteti i Detroit, të konfirmojë rezultatet e zgjedhjeve dhe që ato fletëvotime të mos numërohen deri në numërimin përfundimtar.Ndërkohë, Komisioni Zgjedhor i Wisconsinit ka urdhëruar zyrtarisht një rinumërim të pjesshëm të votave në garën presidenciale pasi mori një pagesë prej tre milionë dollarësh nga fushata e Donald Trump. Urdhri i komisionit kërkon që qarqet e Danet dhe Milwaukeet të mblidhen deri në orën 9 të mëngjesit së ditës së shtunë dhe të përfundojnë rinumërimin deri të martën, 1 Dhjetor. Joe Biden fitoi shtetin e Wisconsinit. Ai aktualisht është përpara Trumpit me më shumë se 20 mijë vota, të cilat madje edhe disa republikanë të shquar e pranojnë se vështirë që mund të ketë përmbysje të rezultateve. Ndryshe, Biden deri më tani ka mbi 300 vota elektorale gjersa Trump 242 sosh gjersa kandidati që siguron 270 vota, shpallet edhe fitues i garës së zgjedhjeve për president të SHBA-së.