Vdekjet nga Korona në Amerikës shënojnë rekord të ri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101642-vdekjet_nga_korona_në_amerikës_shënojnë_rekord_të_ri
Universitetit Johns Hopkins i Amerikës ka deklaruar se në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 1964 vdekje si pasojë i virusit Korona në Amerikë
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 20, 2020 11:15 Europe/Tirane
  • Vdekjet nga Korona në Amerikës shënojnë rekord të ri

Universitetit Johns Hopkins i Amerikës ka deklaruar se në 24 orët e kaluara, janë regjistruar 1964 vdekje si pasojë i virusit Korona në Amerikë

Sipas Universitetit Johns Hopkins, vendi deri më tani ka raportuar 250,029 vdekje dhe gati 11.5 milion raste.

Rastet kanë filluar edhe një herë të rriten në të gjithë SHBA, duke arritur nivele të larta ditore në javën e fundit.

SHBA ka regjistruar më shumë se 250,000 viktima nga koronavirusi, duke e bërë situatën akoma më të rëndë .

Duke folur për BBC të mërkurën, Dr Anthony Fauci tha se vendi po shkon në drejtimin e gabuar në një kohë shumë të pasigurt.

Qyteti i Nju Jorkut është epiqendra e shpërthimit të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dr. Fauci u shpreh për mediat amerikane se gjendja po rëndohet e rastet janë shtuar.

Ai përsëriti thirrjen e tij, që njerëzit të mund të respektojnë të gjitha masat ndaj Covid-19, si mbajtja e maskës dhe distancimi social, si dhe shmangia e turmave. Fauci u shpreh se njerëzit duhet të presin edhe pak, sepse së shpejti mund ta kemi një vaksinë.