Komploti i Ankarasë në Kaukaz
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101649-komploti_i_ankarasë_në_kaukaz
Ankaraja u ka ofruar dy grupeve të mëdha terroriste që veprojnë në Siri të transferohen në rajonin e Nagorni-Karabakut, duke pretenduar se origjina e tyre është në Kaukaz dhe se ata do të marrin gjithçka që u nevojitet për të jetuar.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 20, 2020 20:01 Europe/Tirane
  • Komploti i Ankarasë në Kaukaz

Ankaraja u ka ofruar dy grupeve të mëdha terroriste që veprojnë në Siri të transferohen në rajonin e Nagorni-Karabakut, duke pretenduar se origjina e tyre është në Kaukaz dhe se ata do të marrin gjithçka që u nevojitet për të jetuar.

Cituar nga Avia-pro, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut zbuloi se shërbimet e inteligjencës turke u kishin propozuar udhëheqësve të dy grupeve terroriste, Sulltan Murad dhe Suleiman Shah, besnikë të Turqisë, për t'u vendosur në Azerbajxhan. Drejtori i Observatorit Rami Abd al-Rahman tha në një intervistë televizive se propozimi iu paraqit vetëm milicive turkmene, pasi Turqia pretendon se rrënjët e tyre janë nga Kaukazi. Numri i terroristëve të dërguar nga Ankaraja në Azerbajxhan ka arritur në 4,000. Të vendosur më parë në Afrin dhe në qytetet e Sirisë veriore, këta terroristë kontrollohen nga ushtria turke dhe milicitë pro-turke të cilët janë trajnuar në kampe speciale në Turqi. Ekspertët rusë paralajmërojnë se Ankaraja mund të krijojë qëllimisht tensione në rajon dhe në kufirin me Rusinë. "Dhjetëra terroristë pranë kufijve rusë janë tashmë një problem i madh, por kur numri i tyre  arrin në mijëra, është thjesht një situatë kritike. Prandaj Rusia mund të fillojë të veprojë në bazë të interesave të saj dhe sigurisë së kufijve të saj" u shpreh një ekspert ushtarak rus për sajtin informativ Avia-pro.