Amerika vendos katër kompani kineze në listën e sanksioneve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101663-amerika_vendos_katër_kompani_kineze_në_listën_e_sanksioneve
Qeveria e Trump në ditët e fundit të mandatit të saj derisa ka mundësi, synon të ngushtojë hallkën e sanksioneve kundër Kinës dhe për këtë arsye do të vendos edhe katër kompani të tjera kineze në listën e vet të sanksioneve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 21, 2020 11:47 Europe/Tirane
  • Amerika vendos katër kompani kineze në listën e sanksioneve

Qeveria e Trump në ditët e fundit të mandatit të saj derisa ka mundësi, synon të ngushtojë hallkën e sanksioneve kundër Kinës dhe për këtë arsye do të vendos edhe katër kompani të tjera kineze në listën e vet të sanksioneve.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, në ditët e fundit të qeverisë së tij, po mundohet që politikën anti-kineze ta lë trashëgimi të tij për qeveritë e ardhshme të Uashingtonit. Për këtë arsye, ai ka vendosur që së shpejti të fusë emrat e 4 kompanive të tjera kineze në listën e sanksioneve të Amerikës.

Këto sanksione do të zbatohen gjatë javëve të ardhshme me pretekstin e bashkëpunimit të këtyre kompanive me ushtrinë e Kinës, por qëllimi kryesor i këtyre sanksioneve është moslejimi i hegjemonisë së Kinës mbi botën.

Kjo është në kohën kur ekspertët përmasat e këtyre sanksioneve nuk i vlerësojnë aq të mëdha sa që të ushtrojnë ndikim mbi politikat e Kinës.