Bjellorusia vendos sanksione ndaj 15 zyrtarëve të BE-së
(last modified Mon, 23 Nov 2020 08:05:19 GMT )
Nëntor 23, 2020 09:05 Europe/Tirane
  • Bjellorusia vendos sanksione ndaj 15 zyrtarëve të BE-së

Qeveria Bjelloruse ka njoftuar se synon të vendosë sanksione ndaj 15 zyrtarëve të lartë të BE dhe udhëheqësve evropianë.

Ministri i Jashtëm Bjellorus Vladimir Maki njoftoi vendimin e qeverisë së Minskut për të vendosur sanksione ndaj 15 zyrtarëve të BE dhe Evropës. Sipas Sputnik, Alexander Lukashenko e ngriti çështjen javën e kaluar në një takim mbi politikën e jashtme.  "Ne kemi diskutuar kundërmasa kundër Bashkimit Evropian," tha Vladimir Maki për Channel One. Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione për dhjetëra zyrtarë Bjellorusë, kështu që ne synojmë të kemi listën tonë të sanksioneve, e cila do të përfshijë zyrtarë të lartë të BE dhe drejtues të disa vendeve Evropiane.  Bashkimi Evropian (BE) në mbështetje të opozitës deri më tani ka vendosur sanksione ndaj 40 zyrtarëve Bjellorusë, përfshirë Aleksandër Lukashenko.  Njerëzve të sanksionuar u ndalohet të udhëtojnë në vendet anëtare të BE dhe pasuritë e tyre në vendet evropiane janë ngrirë.  Pas zgjedhjeve të gushtit në Bjellorusi, të cilat rezultuan me fitoren e Lukashenko me mbi 80 përqind të votave, një valë protestash shpërtheu në Bjellorusi, e cila vazhdon. Shumë besojnë se protestat u drejtuan nga agjencitë e inteligjencës amerikane.

Tags