Amerika vazhdon vendosjen e sanksioneve ndaj Kinës
Qeveria e Amerikës në vazhdën e vendosjes së sanksioneve të gjera kundër Kinës, ka vendosur emrat e shumë kompanive kineze në listën e sanksioneve me pretekste ushtarake.
Faqja informative Bloomberg sot (të hënën) njoftoi se qeveria e presidentit amerikan Donald Trump vendos sanksione mbi 89 kompani kineze që veprojnë fusha të ndryshme duke përfshirë edhe fushën hapësinore me pretekst të lidhjes së tyre me ushtrinë dhe organizata ushtarake të Kinës.
Sipas këtij burimi, Qeveria e Amerikës synon që në të ardhmen e afërt të ndalojë qasjen e këtyre kompanive kineze në eksportin e teknologjive amerikane. Në këtë mënyrë kompanitë e industrisë ajrore të Kinës dhe kompania e linjave ajrore të Kinës ndodhen në paralistën e sanksioneve të Amerikës.