Pompeo poston kundër Iranit pas takimit me Bin Salman
(last modified Mon, 23 Nov 2020 18:54:52 GMT )
Nëntor 23, 2020 19:54 Europe/Tirane
  • Pompeo poston kundër Iranit pas takimit me Bin Salman

Pas takimit me Princin e Kurorës Saudite, Sekretari i Shtetit i SHBA tha se bashkëpunimi anti-iranian i vendit të tij me Arabinë Saudite do të vazhdojë.


Sipas agjencisë së lajmeve Tabnak, Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo, i cili ka udhëtuar në Lindjen e Mesme, në një mesazh në Twitter shkroi në lidhje me temat e takimit të tij me Princin e Kurorës Saudite Muhamed bin Salman dhe u shpreh se ai është i lumtur të takohet me Princin e Kurorës Saudite Muhamed bin Salman. Partneriteti ynë i sigurisë dhe ekonomisë është i fortë dhe ne do ta përdorim atë për të ecur përpara për të kundërshtuar atë që Pompeo e quan ndikimin destruktiv të Iranit në rajonin e Gjirit Persik, realizimin e qëllimeve ekonomike nën programin 2030 dhe rivendosjen e të drejtave të njeriut.