Nëntor 25, 2020 08:47 Europe/Tirane
  • Pompeo shmangu përgjigjen në lidhje me takimin Netanyahu dhe Bin Selman

I pyetur në lidhje me raportet e një takimi midis kryeministrit izraelit dhe Princit të Kurorës Saudite, Sekretari i Shtetit i SH.B.A. iu shmang përgjigjes së tij.

Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo në lidhje me takimin midis Princit të Kurorës Saudite Ben Selman dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai ishte takuar me Princin e Kurorës Saudite dhe nuk dha detaje të mëtejshme. "Kam lexuar raportet në lidhje me takimin e Netanyahu dhe shefit të Mossadit me Princin e Kurorës Saudite dhe ata duhet të shprehen nëse takimi ka ndodhur apo jo," tha ai në një intervistë me Fox News. "Unë pres që më shumë vende të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin dhe është e vështirë të dihet nëse kjo do të ndodhë në 30 ose 60 ditët e ardhshme," shtoi Pompeo. I pyetur nëse Irani ishte afër arritjes së një arme bërthamore, ai tha se ky është një supozim krejtësisht e gabuar. Sekretari i Shtetit gjithashtu tha se ai nuk ishte i gatshëm të spekulonte mbi politikën e jashtme të administratës së ardhshme të SHBA.

Tags