Biden fitues i zgjedhjeve gati për fillimin e punës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i101758-biden_fitues_i_zgjedhjeve_gati_për_fillimin_e_punës
Presidenti i zgjedhur Joe Biden deklaroi të martën se SHBA është “gati të udhëheqë botën, jo të tërhiqet prej saj,” duke sinjalizuar një kthesë të fortë nga strategjia “Amerika në plan të parë” e ndjekur nga Presidenti Trump gjatë katër vjetëve të fundit. Ndërkohë që përgatitet të marrë udhëheqjen e vendit më 20 janar,  Biden tha se Shtetet e Bashkuara janë “gati të përballen me kundërshtarët, jo të flakin aleatët. Jemi gati të ngremë zërin në mbështetje të vlerave tona”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 25, 2020 05:17 Europe/Tirane
  • Biden fitues i zgjedhjeve gati për fillimin e punës

Presidenti i zgjedhur Joe Biden deklaroi të martën se SHBA është “gati të udhëheqë botën, jo të tërhiqet prej saj,” duke sinjalizuar një kthesë të fortë nga strategjia “Amerika në plan të parë” e ndjekur nga Presidenti Trump gjatë katër vjetëve të fundit. Ndërkohë që përgatitet të marrë udhëheqjen e vendit më 20 janar,  Biden tha se Shtetet e Bashkuara janë “gati të përballen me kundërshtarët, jo të flakin aleatët. Jemi gati të ngremë zërin në mbështetje të vlerave tona”.

Nga qendra ku drejton punën e tranzicionit në Uillmington të shtetit Delauer, presidenti i zgjedhur prezantoi ekipin e tij të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare. “Këta individë mishërojnë bindjen time esenciale se Amerika është më e fortë kur punon me aleatët e saj,” tha ai. “Në këtë mënyrë do ta mbajmë Amerikën vërtetë të sigurt, pa u angazhuar në konflikte të armatosura të panevojshme dhe do të mbajmë nën kontroll kundërshtarët tanë si dhe terroristët”. Individët e zgjedhur për poste të larta, sidomos sekretari i ardhshëm i shtetit, Antony Blinken, kanë një botëkuptim globalist, të ndryshëm nga administrata Trump. Nën administratën e Presidentit Trump, SHBA shpesh u gjend në pozita jo të përputhshme me aleatët tradicionalë perëndimorë, ndërkohë që  Trump dukej se preferonte një qëndrim më të butë ndaj udhëheqësve autokratë si Presidenti rus Putin, Presidenti turk Erdogan dhe udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong Un.  Biden tha: “Amerika udhëheq jo vetëm me fuqinë e saj, por me fuqinë e shembullit të saj”. Ai tha se zyrtarët që ka zgjedhur “jo vetëm që do të ndreqin, por do t’i japin formë të re politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare për brezin e ardhshëm. Ata do të më thonë atë që është e nevojshme të di, jo ato që dua të di unë”. Politika e jashtme amerikane nën administratën Biden ka të ngjarë të përqendrohet në një qasje shumëpalëshe dhe diplomatike që synon të riparojë marrëdhëniet e Uashingtonit me aleatët kryesorë dhe të ndjekë rrugë të reja për çështje të tilla si ndryshimi i klimës.  Biden tha se ishte befasuar nga telefonatat me udhëheqësit botërorë për faktin “se sa me padurim po presin ata që Shtetet e Bashkuara të afirmojnë rolin e tyre historik si udhëheqës global kudo në Paqësor, Atlantik dhe në të gjithë botën.” Zyrtarët e përzgjedhur, shumica e të cilëve do të kërkojnë konfirmimin e Senatit, u paraqitën me n Biden dhe me Zëvendës Presidenten e zgjedhur Kamala Harris në një aktivitet të organizuar për këtë qëllim në Uilmington të shtetit Delauer.