Qytetarët francezë protestojnë kundër dhunës së policisë ndaj emigrantëve
Pas veprimeve të dhunshme të policisë së Francës kundër emigrantëve dhe personave të pastrehë gjatë ditëve të kaluara dhe publikimit të pamjeve të kësaj dhune, me qindra qytetarë francezë janë mbledhur në një prej shesheve kryesore të Parisit dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm të Francës.
Këto protesta janë organizuar pas veprimeve të dhunshme të javës së kaluar të policisë në Paris për evakuimin e kampit të përkohshëm të emigrantëve në pjesën veriore në periferi të këtij qyteti në Sant Denis ku 2500 emigrantë dhe persona të pastrehë janë dëbuar nga ai kamp.
Protestuesit në mbështetje ndaj emigrantëve kanë hedhur slogane dhe kanë deklaruar solidaritetin e vet. Në mesin e këtyre sloganeve të protestuesve ishte edhe kërkesa për dorëheqjen e ministrit të brendshëm të qeverisë së Francës.
Sipas faqes DW, disa forca vullnetare në Paris kanë marrë iniciativë për ngritjen e 500 tendave në sheshin “Republika” të Parisit për të ndihmuar emigrantët të cilët me njëherë janë vendosur në këto tenda.