Dëmtohet anija greke pranë Arabisë Saudite
(last modified Wed, 25 Nov 2020 17:32:54 GMT )
Nëntor 25, 2020 18:32 Europe/Tirane
  • Dëmtohet anija greke pranë Arabisë Saudite

Një cisternë nafte nën administrimin grek, e cila po lundronte nën flamurin e Maltës, u dëmtua kur një minë shpërtheu në Detin e Kuq.

Aksidenti ndodhi në brigjet e Arabisë Saudite, jo shumë larg Jemenit, thanë autoritetet. Ekuipazhi i cisternës është i sigurt dhe askush nuk u lëndua, raporton Reuters. Një deklaratë nga operatori i kompanisë Agrari thotë se sulmuesi i cisternës MT Agrari nuk dihet. “Agrari u godit rreth një metër mbi sipërfaqen e ujit dhe u dëmtua”, tha kompania në një deklaratë. Kompania britanike e sigurisë detare Ambrey njoftoi se trupi i cisternës ishte dëmtuar. Ndërkohë, rrjeti Al-Arabiya i Arabisë Saudite citoi Turki al-Maliki, një zëdhënës i koalicionit agresor saudit, i cili fajësoi koalicionin Jemenas Ansarullah për sulmin dhe pretendoi se veprimet e kësaj lëvizje kërcënojnë transportin detar dhe tregtinë botërore. Ky zëdhënës i koalicionit saudit konfirmoi se një shpërthim kishte ndodhur në portin tregtar Al-Shakik në bregdetin e Detit të Kuq, duke thënë se një anije tregtare ishte dëmtuar nga shpërthimi.

 

Tags