Mosmarrëveshjet midis Turqisë dhe Rusisë në Karabak
(last modified Thu, 26 Nov 2020 18:53:24 GMT )
Nëntor 26, 2020 19:53 Europe/Tirane
  • Mosmarrëveshjet midis Turqisë dhe Rusisë në Karabak

A do të arrijë Ankaraja të infiltrojë në Kaukazin e Jugut, përkundër kundërshtimit  të Rusisë? Një gjë është e sigurt: paralel me tërheqjen e saj në veri të Sirisë, Turqia vazhdon të shtyjë derën e Nagorni-Karabakut, në të njëjtën kohë me hyrjen e trupave të para të ushtrisë azerbajxhanase në rajonet e marra nga armenët.

Sipas Southfront, paraqitja e forcave të armatosura turke përmes një qendre vëzhgimi të armëpushimit që Rusia thotë se ka vetëm vëzhgues të zakonshëm jo-ushtarakë turq në Nagorni-Karabak, ka të ngjarë të çojë në një valë të re të përshkallëzimit në Nagorni-Karabak. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Rusia nuk ka lejuar Turqinë të ndërtojë postet e veta të vëzhgimit në territorin e Karabakut, por Ankaraja njoftoi se në rast të kundërshtimit nga pala ruse, ajo (Ankaraja) do të vepronte në mënyrë të pavarur në rajon, pavarësisht nga pozicioni i Kremlinit për këtë çështje. A është ky një kërcënim? Ashtu duket. "Rusia nuk pajtohet fort me dëshirën e Ankarasë për të krijuar një post të pavarur ushtarak vëzhgimi në Azerbajxhan," tha një burim turk. Por zyrtarët rusë dhe turq ende nuk kanë rënë dakord për parametrat e mekanizmit të monitorimit të armëpushimit, me Turqinë që dëshiron që ashtu si në Idlib në Siri, të ketë postin e vet të pavarur të vëzhgimit, i cili e lejon atë të forcojë ndikimin e saj në rajon, të cilin ajo e sheh si kyç për politikën e saj në Azinë Qendrore”, thotë Southfront. “Dallimi më i madh midis Ankarasë dhe Moskës është posti i vëzhgimit që Turqia dëshiron të vendosë në tokat azerbajxhanase. Rusia beson se nuk është e nevojshme që Turqia të krijojë një post vëzhgimi në rajon, i pavarur nga qendra e përbashkët që Moska ka krijuar. Padyshim, Ankaraja, e frymëzuar nga modeli idlibian, dëshiron një bazë jo vetëm për veten e saj, por veçanërisht për mijëra terroristët e saj që me ndihmën e NATO-s synon t'i instalojë në Karabak." Në këtë kontekst, situata mund të përkeqësohet shumë seriozisht, dhe duke pasur parasysh ndikimin e Ankarasë mbi Baku, është e mundur që ushtria ruse të detyrohet të përballet me një Ankara e cila mund të veprojë përmes Bakusë. Paqeruajtësit rusë do të vendosen në rajon për pesë vjet dhe nëse është e nevojshme, misioni i tyre do të zgjatet. Sipas marrëveshjes së fundit të armëpushimit, Armenia do të evakuojë territoret e okupuara të Republikës së Azerbajxhanit në Aghdam, Kalbajar dhe Lachin deri më 1 Dhjetor dhe do të krijojë një korridor tokësor nga Nakhchevani në Azerbajxhan. Përveç kësaj, qyteti Shusha, si dhe të gjitha zonat e çliruara, i janë dhënë Republikës së Azerbajxhanit në 44 ditët e fundit.

 

Tags