Reagimi i KB ndaj vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian
(last modified Sat, 28 Nov 2020 08:26:08 GMT )
Nëntor 28, 2020 09:26 Europe/Tirane
  • Reagimi i KB ndaj vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian

Në reagim ndaj vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian, Sekretari i Përgjithshëm i KB-së u bëri thirrje të dy palëve të tregojnë vetë-përmbajtje.

Pas vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian Mohsen Fakhrizadeh të Premten (27 Nëntor), Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres në vend që të dënojnë krimin u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga përshkallëzimi i tensioneve, shkruan Agjencia e Lajmeve Fars. "Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetë- përmbajtje dhe të parandalojnë çdo veprim që mund të përshkallëzojë tensionet në rajon," tha zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të KB në një deklaratë të përgjithshme të Premten, duke cituar raportet e një atentati ndaj shkencëtarit bërthamor iranian pranë Teheranit. Reagimi i  Sekretarit të Përgjithshëm të KB vjen ndërsa përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, Maxhid Takhtrevançi, i shkroi një letër Këshillit të Sigurimit duke dënuar dhe paralajmëruar për veprimet e pamatur të Shteteve të Bashkuara dhe regjimit Sionist, veçanërisht gjatë mandatit të presidencës së Donald Trump. "Terrorizmi i qartë qeveritar kundër shkencëtarit tonë kryesor është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar dhe duhet të dënohet nga Këshilli i Sigurimit dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara", thuhet në letër. Gjithashtu, Dmitri Polianski, Zëvendës Ambasador i Rusisë në Kombet e Bashkuara, deklaroi se vrasja e një shkencëtari iranian me një dritë jeshile nga Shtetet e Bashkuara ishte kryer për vrasje të huaja politike. Ndërkohë, Presidenti i SHBA Donald Trump konfirmoi në heshtje përfshirjen e regjimit në vrasjen e një shkencëtari bërthamor iranian duke ribotuar një mesazh të një gazetari izraelit në Twitter.

Tags